Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si “njollë të zezë” lajmin e rremë të Radio Televizionit të Kosovës përmes së cilit dy media kosovare u portretizuan si “bashkëpunëtor” të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Abdixhiku nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ka bërë të ditur se partia të cilën ai e drejton për më shumë se 1 vit ka vendosur ta bojkotojë në tërësi televizionin publik deri në shkarkimin e militantëve partiak të vënë në krye të mediumit publik.
“Një vit e gjysmë më pas, u kuptua se RTK nëpërmjet urdhëresave të partisë në pushtet, sulmoj mediat me lajme të rreme e kështu rrezikoj dhe jetën e kolegëve të tyre gazetarë në vend. Do të jetë një njollë e zezë ky segment në historinë e këtij mediumi që brenda vetes mbanë mundin e gjeneratave të tëra në gazetari”, shkroi ai.
Abdixhiku ndër të tjera ka kërkuar që edhe akterë të tjerë publik t’i bashkohen qëndrimit të LDK-së në raport me RTK-në, duke e konsideruar këtë qëndrim të tyre si veprimin më të duhur për të luftuar politizimin e televizionit publik.
“Ne vazhdojmë të besojmë se veprimet e parapushtetit sulmojnë fundamentet e demokracisë, vlera këto që LDK jo vetëm i ka kultivuar në vend, por dhe i mbronë me çdo mjet! Prandaj sot, secili akter publik, duhet të rreshtohet prapa një qëndrimi si ky! Një vit e gjysmë më vonë, por më mirë vonë se hiç”.
RTK publikoi një artikull të platformës boshnjake “Slobodna Bosna”, në të cilin pretendohej se regjimi serb kontrollon dy media kosovare.
Vendimin redaktorial të RTK-së e kanë dënuar gazetarë të shumtë në Kosovë. Gjithashtu, disa gazetarë dhe redaktorë të RTK-së janë distancuar. Në artikullin skandaloz të “Slobodna Bosna” përmenden planet e supozuara të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për të rritur ndikimin në Kosovë nëpërmjet kontrollit të dy mediave kosovare “Nacionale” dhe “Periskopi”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi