Kosova

Vuçeviç: Duhet t’i shpëtojmë serbët në Kosovë, pa ta s’ka Serbi atje


Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka pretenduar se serbët në Kosovë po përballen “me presione të përditshme”.

Vuçeviç ka theksuar se “ne duhet t’i shpëtojmë serbët në Kosovës, sepse pa ta nuk ka Serbi në Kosovë.

“Presionet e përditshme në forma të ndryshme, marrja në pyetje e njerëzve që punojnë në institucionet tona. Mbetet të sulmohet sistemi arsimor, shëndetësia është sulmuar në masë të mirë. Situata është e tillë që ne po punojmë që serbët praktikisht të mos kenë çdo institucion”, pretendoi Vuçeviç, transmeton “KosovoOnline”.

Korrieri më i madh i propagandës serbe potencoi se qëllimi i Kosovës, “është të mbytin gjithçka që është pjesë e dialogut dhe që është kusht për mbijetesën e serbëve në Kosovë”.

Kreyemonistri serb ka përmendur një vizitë të një ambasadori të shtetit perëndimor – pa specifikuar se cili – te kryetarët e katër komunave në Veri të Kosovës, dhe shtoi se “ky është nga një vend që bashkë me vendet e tjera perëndimore i thotë Serbisë se duhet të përmirësojë procesin zgjedhor”.

Sipas tij, gjithçka që ata bëjnë dhe pranojnë në Kosovë është “shfajësim i gjithçkaje për të cilën flasin me institucionet e Serbisë”.

Duke folur hapjen e urës mbi lumin Ibër, që është riaktualizuar së fundmi, ai pohon se është një çështje “tepër e ndjeshme”.

“Megjithatë, sikur ka një mur heshtjeje, askujt nuk i pëlqen të dëgjojë për të gjitha këto, ata flasin vetëm për tema të tjera, por askush nuk merret me çështjet themelore se si mund të mbijetojnë serbët në Kosovë. Në moment kërcënohet mbijetesa e tyre”, propagandoi Vuçeviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore