Ndryshimet në Kodin Zgjedhor për mbylljen më të madhe të listave krahasimisht me vitin 2021.
Fokusi i seancës së sotme plenare pritet të jetë miratimin i draftit të dakordësuar mes Partisë Demokratike dhe Socialiste për Reformën Zgjedhore.
Ky i fundit është miratuar nga Komisioni parlament i Ligjeve, ku specifikohen vota e diasporës, listat zgjedhore dhe aspekte të tjera, si herësi për kuotat e një mandati parlamentar.
Megjithatë, deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula, nga radhët e demokratëve, nuk kanë qenë dakord dhe kanë votuar kundër kalimit të këtij drafti për votim në Parlament.
Alibeaj ka votuar kundër edhe për votën e diasporës, por sqaroi se ky qëndrim kishte lidhje me faktin se drafti i propozuar i trajtonte shqiptarët, të cilët jetojnë jashtë kufijve dhe me të drejtë vote, si “kavie”.
Alibeaj në tërësi e konsideroi draftin si një pazar politik mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Në anën tjetër Sula ka shprehur kundërshti të forta lidhur me listat e kandidatëve, pasi në variantin e dakordësuar dhe miratuar, 2/3 e listës ishin të hapura, por 1/3, ishte e pandryshuar, çka do të thotë se emrat e parë që do të renditen në listat sipas qarqeve ishin të pandryshuar, pavarësisht votave preferenciale të emrave që renditen në atë që konsiderohet si pjesa e hapur e listës.
Sula tha gjatë mbledhjes se mënyra se si po miratoheshin këto ndryshime i kujtonin vitin 2008, kohë kur brenda natës u miratuan ndryshimet Kushtetuese.
Çfarë përmban drafti?
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë arritur parimisht dakordësinë për një sërë çështjesh sa i takon Reformës Zgjedhore, duke përfshirë edhe listat pjesërisht të hapura, vota e diasporës, apo edhe herësi për fitimin e mandatit.
Teksa në Komisionin e Ligjeve po diskutohet pikërisht lidhur me këtë aspekt tejet të rëndësishëm të zgjedhjeve 2025, është publikuar edhe një draft paraprak, i cili përshkruan ndryshimet e reja ligjore për zgjedhjet.
Vota e emigrantëve, ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes dhe sa duket, ajo do të mundësohet më në fund në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas draftit, “të drejtën e votës nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë e ka çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që për arsye banimi, punësimi, studimi, kryerje të detyrave ushtarake apo arsye shëndetësore ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në datën e zgjedhjeve.
Edhe një zgjedhës që ndodhet jashtë vendit dhe dëshiron që të votojë në zgjedhjet e radhës, për Kuvendin duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit. Lista e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit, mjafton që të aplikojë për t’u regjistruar dhe mund ta ushtrojë të drejtën e tij për të votuar.
Vota e çdo shqiptari nga jashtë do të dërgohet me postë në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe aty do të përpunohet. Duhet kuptuar megjithatë cila do të jetë kuota e caktuar për këto vota dhe në cilën zonë zgjedhore do të llogariten.
Listat, nga sa kuptohet, do të jenë të ndara në dy pjesë, ku 1/3 do të jenë lista të mbyllura dhe 2/3 do të jenë të hapura, sipas propozimit të Partisë Socialiste. Demokratët kishin kërkuar 25% të listave të mbyllura dhe 75% lista të hapura.
Por, me argumentin se do të kishte vështirësi më pas për respektimin e kuotave gjinore, është dakordësuar propozimi socialist.
Një aspekt tejet me rëndësi, është edhe herësi i zgjedhjet dhe marrjes së mandatit, i cili sipas draftit propozohet të jetë 7 mijë vota.
Kjo megjithatë është një pikë tejet e kontestuar dhe palët mund të kenë përplasje rreth saj ende, pasi përllogaritja e herësit bëhet në bazë të qarqeve, por me kuadrin e ri ligjor, pretendohet të ketë një dispozitë, e cila parasheh kufirin e pragut të 7 mijë votave, për të thyer herësin.
Në listat e hapura ndërkohë, kandidatët e listës shumëemërore do të renditen në bazë të numrit të votave dhe vetëm në rast barazie tërësore, atëherë do të jetë shorti, ai i cili vendos kush merr mandatin e deputetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel