Raporti i KE: Harta e re gjyqësore ka ekspozuar mangësitë e sistemit gjyqësor në aksesin në drejtësi
Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e tij vjetor mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri.
Referuar raportit, zbatimi i hartës së re gjyqësore është në vazhdim e sipër, megjithatë, ajo “ka ekspozuar mangësitë e sistemit gjyqësor në lidhje me aksesin në drejtësi dhe infrastrukturën e gjykatave”.
Zbatimi i Hartës së re Gjyqësore është vlerësuar në përgjithësi pozitiv nga magjistratët dhe institucionet vetëqeverisëse për sa i përket efikasitetit, por “respektimi i së drejtës për akses në drejtësi dhe përshtatshmëria e infrastrukturës së gjykatave mbetet e dobët në përgjithësi, më seriozisht në Gjykatën e Apelit”.
Po ashtu dallohet se mungon një plan i fuqishëm zbatimi për hartën gjyqësore.
Sipas raportit të KE, hapja e sistemit modern të integruar elektronik të menaxhimit të çështjeve në gjykata dhe prokurori ka qenë në pritje të gjatë.
Është bërë njëfarë progresi me krijimin e grupit të punës për ndërveprim në qershor 2023 dhe miratimin e kuadrit të ndërveprueshmërisë që vendos bazën për hapjen e sistemit të integruar të menaxhimit të rasteve. “Megjithatë, mjetet e drejtësisë elektronike dhe koordinimi ndërmjet aktorëve përgjegjës mungojnë dhe përdorimi i komunikimit elektronik ndërmjet gjykatave dhe palëve mbetet i kufizuar”.
Sakaq, ndryshimet ligjore mbeten “të nevojshme” për të forcuar kapacitetet e Shkollës së Magjistraturës.
Raporti rendit po ashtu si një mangësi tjetër faktin që magjistratëve të shkarkuar me vetting nuk u ndalohet të marrin poste të stafit trajnues në Shkollën e Magjistraturës.
“Provimi i fundit u mbyll në prill 2024 me 382 aplikantë, duke shënuar numrin më të madh të aplikantëve që nga miratimi i reformës në drejtësi të vitit 2016. Mirëpo, mangësi janë raportuar në organizimin e fazës së parë të provimit, të cilat evidentohen nga numri i madh i ankesave të paraqitura”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel