Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, të martën ka vizituar komunat veriore.
Gjatë kësaj vizite, në Zubin-Potokun, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut, ai ka theksuar se ka dëgjuar shqetësimet e komunitetit serb.
“Më pëlqeu vizita ime sot në Zubin-Potok, Leposaviq dhe Mitrovicën e Veriut. Është kaq e dobishme për të dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb të Kosovës. Presim shumë vizita të tjera në këtë zonë”, ka shkruar ai në platformën “X”.
Më 13 nëntor të vitit të kaluar, Hargreaves, ishte emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, kështu duke pasuar Nicholas Abottin.
Para se ta marrë detyrën e ambasadorit, Hargreaves ka qenë Përfaqësues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Sirinë.
Po ashtu nga viti 2017 deri në vitin 2020, ishte i angazhuar si zëvendës drejtor në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID), në divizionin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel