Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka vizituar liqenin e Ujmanit ku dy ditë më parë kishe shpërthyer një granatë dore.
“KFOR-i po monitoron nga afër çdo zhvillim të sigurisë dhe mban një qëndrim të shkathët dhe fleksibël në mbarë Kosovën, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim për media.
Sipas njoftimit, Ulutas shprehu mirënjohjen e tij për ushtarët letonezë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në përpjekjet e KFOR-it për të ofruar siguri.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas shpërthimit të granatës nga persona të panjohur pati theksuar se njësitë policore po e hetojnë rastin.
“Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë. Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervoza u bëhet agresivitet”, shkroi Kurti në Facebook.
“Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhur me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës. Kjo është e dhimbshme për ta dhe vështirë e pranueshme”, shtoi.
Sipas Kurtit, sundimi i ligjit dhe rendi publik, siguria dhe paqja, janë vlera themeltare dhe interes i përbashkët i shoqërisë dhe qytetarëve bashkë me shtetin e Kosovës.
Liqeni i Ujmanit ishte bërë pikë turistike për “pushuesit” kosovarë që po shkojnë të freskohen atje ditëve të fundit.
Por, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shfrytëzuar pamjet atje për agjenda partiake. Megjithatë, mbi urën e liqenit prezent janë parë Njësiti Special i Policisë së Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel