Pas intervisitimit nga hetuesit policorë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka treguar se kush janë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë kërkuar të takohen me të, siç pati deklaruar ajo në RTV Dukagjini se “më kanë çu fjalë për takim, me u marrë vesh disi”.
“Kam shpjeguar dy raste me të cilat unë jam përballur si ministre. Në detaje nuk do të flas, do të vijë koha që do të flasim në detaje për faktin se kam përmendur edhe emra të përveçëm me të cilët jam ballafaquar gjatë ushtrimit të mandatit tim”, tha ajo pasi u intervistua për dytë ditë me radhë në polici.
Gjatë adresimit para gazetarëve, ajo ka theksuar se “dikujt po i pengon puna e Qeverisë” për reformën në drejtësi, teksa foli për deklarimin e saj se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës janë organizuar nga Serbia.
“Siç duket Prokuroria Speciale po tenton të më pengojë në punën time me ç’rast e keni parë që çdo deklaratë që unë e kam dhënë, ata menjëherë kanë autorizuar policinë për të më kërkuar intervistim”, u shpreh Haxhiu.
Ministrja Haxhiu kishte thënë se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës i ka nxitur Serbia.
Këto komente, Haxhiu i kishte bërë përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, më 20 korrik derisa pati komentuar rastin e Faton Hajrizit, i arratisur para disa javësh nga burgu i Smrekonicës së Vushtrrisë, i vrarë në Serbi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel