Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi në pronën tij ka gjetur armë dhe municion në fshatin Koliq të Prishtinës, të martën.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate dërguar mediave.
“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas dyshimeve se po kryhet vepra penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’, ka bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, PK-ja, ka gjetur dhe sekuestruar një sasi armatimi e municioni.
“Një armë (pistoletë) kal: 7.62mm, dy armë (pistoletë) kal: 9×19 mm, tetë karikatorë, 61 fishekë kalibër 7.62, dy armë gjuetie, kal: 12 GA, një pushkë me dylbi prodhim italian dhe 303 fishekë kalibrash të ndryshëm”, theksohet tutje.
Ndërkaq, hetimet për këtë ngjarje është thënë se do të vazhdojnë nga organet e rendit në procedura të tjera.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel