Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tërheqjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, nga gara presidencale e ka konsideruar si “fundin e një epoke” dhe ka shprehur mirënjohjen për kontributin e tij në Kosovë.
“Bota – e veçanërisht Kosova – është një vend më i mirë dhe më i sigurt, për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Kurti në rrjetin social ‘X’.
Kreu i ekzekutivit theksoi se “për dekada me radhë, Joe Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj dhe avokuesi më i palodhur i Kosovës”.
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar punën e mbështetjen e Presidentit Biden.
“Nga ditët e tij si senator amerikan deri në mandatin e tij si zëvendës president dhe tani si President, Joe Biden gjithmonë ka mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Mirënjohja e popullit të Kosovës do të mbetet gjithmonë e thellë”.
Osmani, i ka uruar suksese e gjitha të mirat presidentit.
“I urojmë Presidentit Biden një vazhdim të suksesshëm të mandatit të tij dhe gjithë të mirat për të, për Jill Biden dhe familjen e tij në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Joe Biden ka njoftuar se nuk do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa në vend të tij është raportuar se do të kandidojë Kamala Harris.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel