Balla reagon për vrasjen e trefishtë në Memaliaj: Presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur të ngjarjes
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një reagimi në mediat sociale, shprehet se drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në Memaliaj.
Mesnatën e së shtunës atje u krye një atentat i mirëorganizuar, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos një i katërt.
Balla shprehet se pritet të zbardhet sa më shpejtë ngjarja e rëndë në Memaliaj.
“Është detyrë kryesore e Policisë së Shtetit parandalimi i ngjarjeve kriminale, duke vlerësuar rrezikun dhe u angazhuar në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra kriminale”, thotë ai.
Janë këto ngjarje të vjetra kriminale rrezik potencial për ngjarje të reja, sipas tij.
“Ndërsa drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë në Memaliaj ku presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë sapo ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale”.
Në Lezhë, falë reagimit në kohë janë sekuestruar armët e zjarri dhe mina me telekomandë, të cilat do të përdoreshin dhe është ndaluar në flagrancë autori i dyshuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel