Osmani njofton për takimin me Presidentin e Bullgarisë, s’e përmend kërkesën e tij për “afirmimin e komunitetit bullgar” në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimin me homologun e saj bullgar, Rumen Radev, por në njoftimin e bërë në Facebook, nuk e ka përmendur fare kërkesën e këtij të fundit për “afirmimin e komunitetit bullgar” në Kosovë.
E para vendit, shkroi se gjatë takimit që ka pasur me Radev-in në Mbretërinë e Bashkuar, e ka falënderuar për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
“Diskutuam raportet tona të shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, shkroi presidentja.
Ndërsa, kur presidenca bullgare njoftoi për këtë takim, dy ditë më parë, u tha se Radev ka kërkuar nga Osmani afirmim të statusit për komunitetin bullgar në Kosovë.
Ky takim kishte ndodhur para fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që u mbajt në Londër.
Siç ka njoftuar presidenca bullgare, Radev ka theksuar se përshpejtimi i procesit të integrimit të Kosovës në strukturat ndërkombëtare, komunitetit evropian dhe euroatlantik do të jetë një shenjë pozitive për të gjithë rajonin.
“Të dy theksuan dialogun e shkëlqyer politik si faktor për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Kosovës”, citohen të kenë thënë dy krerët e shteteve respektive.
Kreu i shtetit bullgar vlerësoi lartë rezultatet e vizitës së tij zyrtare në Kosovë në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë së cilës u diskutuan një varg temash nga agjenda e bashkëpunimit dypalësh në ekonomi, investime, arsim dhe siguri, si dhe takimet e tyre me përfaqësuesit e komunitetit bullgar në vend.
“Në këtë drejtim, presidenti Radev shprehu vlerësimin e tij për qasjen e Kosovës ndaj komuniteteve në përputhje me standardet demokratike evropiane”, theksohet në njoftim.
Aty potencohet se qëndrimi i përgjithshëm ishte se garantimi i së drejtës për vetëvendosje është një nga themelet e demokracisë.
“Rumen Radev shprehu shpresën se procesi i konfirmimit të statusit dhe mundësive për realizimin e plotë të të drejtave të komunitetit bullgar në vend dhe zhvillimi i tij do të vazhdojë si një faktor real për forcimin e mëvonshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet tutje.
Kjo nuk është hera e parë që autoritetet bullgare u kanë paraqitur udhëheqësve kosovarë kërkesën për pranimin zyrtar të komunitetit bullgar në Kosovë.
Madje, një kërkesë të tillë e kishte paraqitur presidenti bullgar në një konferencë për media që kishte pasur me presidenten Osmani në Prishtinë, në dhjetor të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, deri më tani, udhëheqësit e Kosovës nuk kanë reaguar për këtë çështje.
Së fundmi, “Radio Evropa e Lirë” ka raportuar se si Bullgaria është duke u përpjekur për ta krijuar komunitetin bullgar në Kosovë.
Presidenti i Bullgarisë kërkon afirmim të statusit të bullgarëve në Kosovë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel