Gërvalla takon Hovenier-in: Theksova nevojën për bashkëpunim më intensiv në nisma rajonale dhe globale
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ku ka theksuar nevojën për një bashkëpunim edhe më intensiv në nisma rajonale dhe globale.
Lajmi është i ditur nga Gërvalla, përmes një postimi në platformën sociale Facebook, të enjten.
“Diskutuam për aktualitetin politik në Kosovë dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës për mbështetje të fortë të miqve, partnerëve dhe aleatëve në reformat e rëndësishme drejt forcimit të shtetit ligjor dhe standardeve të demokracisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe reformave të thella në fusha të rëndësishme si arsimi, shëndetësia dhe administrata publike”, shkroi kryediplomatja.
Ajo ka potencuar se takime të tilla i shërbejnë jo vetëm forcimit të partneritetit të fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, “por gjithashtu theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta strategjike dhe diplomatike”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel