Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës këtë të premte Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ku u diskutua për sfidat e arritjet në procesin drejt Bashkimit Evropian.
Szunyog kërkoi nga Konjufca që Kosova të mos e ndalë punën deri në anëtarësimin e saj të plotë në BE.
“Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke uruar që të vijojë puna në drejtim të aspiratës së Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe duke tejkaluar me angazhim sfidat që dalin përpara”, thuhet në komunikatën për media.
Në takim, po ashtu u diskutua për punën që është bërë gjatë periudhës që Szunyog drejtoi Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Në këtë takim u diskutua për punën e përbashkët, sfidat dhe arritjet gjatë kësaj periudhe mjaft dinamike, për angazhimin në drejtim të zgjerimit dhe aspiratës së integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, që mbetet një prioritet i padiskutueshëm për popullin dhe shtetin tonë”.
Tutje, potencohet se Konjufca theksoi arritjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke shtuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tej.
“Kryeparlamentari Konjufca veçoi arritjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë periudhës që z. Tomaš Szunyog drejtoi Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe u shpreh i bindur se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje për të përsëritur sa më shumë suksese dhe të arritura në të ardhmen”.
Në procesin më të gjatë krahasuar me secilin shtet, pas plotë 12 vjetësh procedura, Parlamenti Evropian më 18 prill të 2023-së miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Kurse, nga 1 janari Kosovës iu liberalizuan vizat që mundësoi lëvizjen e lirë për qytetarët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel