Arrestohet një kurd si i dyshuar për vrasjen e boksierit Besar Nimani në Gjermani – vëllai i të ndjerit jep detaje për AP
Berat Nimani, vëllai i boksierit Besarit, i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani, në një bisedë për Albanain Post ka thënë se tashmë organet e rendit e kanë arrestuar një të dyshuar.
“Po është arrestuar me datën 15 të këtij muaji, Huseyin Akkurt i nacionalitet kurd me nënshtetësi gjermane, shërbimi sekret i Gjermanisë e ka arrestuar me gjasë në Bruksel”, tha Nimani.
I dyshuari sipas tij, është vëllai i ortakut të të ndjerit që e kanë pasur një lokal të përbashkët në Gjermani.
“Edhe i dyshuari tjetër është në atë pjesë, i kisha lutur gjithë shqiptarët që ku të shohin dikë që i ngjajë ta lajmërojnë policinë”, ka potencuar Nimani.
Ndryshe, sipas mediave gjermane, boksieri Nimani ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri në vitin 2013 dhe se në atë kohë bëhej fjalë për beteja të supozuara për pushtet midis grupeve rivale në Bielefeld.
Po në atë kohë raportohet se ka pasur konflikte mes grupeve shqiptare, të cilave u përkiste Nimani dhe atyre turke.
I ndjeri ishte arratisur nga Kosova për në Gjermani me prindërit në moshën 12-vjeçare, ku edhe kishte arritur që të integrohej mirë falë sportit.
Si amator, ai fitoi 87 nga 98 luftime. Ndërsa si profesionist, ai ishte pothuajse i pathyeshëm.
Nimani ishte një kampion ndërkombëtar i pamposhtur në IBF, si dhe kampion i Evropës në peshën e mesme të lehtë dhe humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel