Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë në Itali dhe Spanjë me qëllim ekstradimin në vend.
“Në bashkëpunim me homologët në Spanjë dhe në Itali, finalizohen 2 operacione policore për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet me dije se në kuadër të operacionit “The zone”, në Spanjë u arrestua një 29-vjeçar që në vitin 2022, së bashku me babanë dhe vëllanë e tij, kishte përshtatur një ambient në Shkodër, për tharje dhe prodhim të cannabisit.
Kurse në kuadër të operacionit “Gain”, u arrestua në Itali, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Krujës, për mashtrim.
Pas informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë, u finalizuan 2 operacione policore, konkretisht:
-operacioni “The zone”, gjatë të cilit Policia e Spanjës arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin F. Gj., 29 vjeç. Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 29-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit Z. Gj. dhe P. Gj., përkatësisht babai dhe vëllai i tij, në vitin 2022, ka përshtatur një ambient në Shkodër për tharje dhe prodhim të cannabisit. Nga kontrollet, Policia gjeti në këtë ambient rreth 86 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe bimë narkotike në proces tharjeje;
-operacioni “Gain”, gjatë të cilit Policia e Italisë arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Edvaldo Nanushi, 37 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Sakaq, vijon bashkëpunimi me homologët, për të finalizuar ekstradimet e këtyre 2 shtetasve, në Shqipëri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel