Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Roberta Metsola-n për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian.
Përmes një postimi në platformën X, e para vendit ka thënë se mezi pret që ta vazhdojë bashkëpunimin me Metsola-n.
“Urime e dashur Roberta Metsola, për rizgjedhjen tuaj si Presidente e PE-së! Ndërsa ju vazhdoni të udhëheqni Shtëpinë e Demokracisë së Evropës në këto kohë sfiduese, mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe të avancojmë rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi presidentja.
Congratulations, dear @RobertaMetsola, on your re-election as @EP_President!
As you continue to lead Europe’s House of Democracy in these challenging times, I look forward to continuing our excellent cooperation and to advancing Kosovo’s EU path. 🇽🇰🇪🇺 pic.twitter.com/Avl2bGOeY7
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 16, 2024
Ndryshe, të martën, Roberta Metsola u rizgjodh në krye të Parlamentit Evropian.
Metsola, 45 vjeç, u zgjodh falë votave të Partisë Popullore, Socialistëve dhe Liberalëve, por tërhoqi vota edhe nga të Gjelbërit, Konservatorët dhe e majta radikale me 562 vota nga 699 votues (76 fletëvotime bosh dhe të pavlefshme).
Parlamenti i BE-së, Roberta Metsola rikonfirmohet me një shumicë të madhe
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel