Gazment Bardhi – kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike (PD) – ka reaguar në lidhje me rrëzimin e kërkesës së PD-së për mocion me debat në Kuvend në lidhje me gjetjet e OLAF.
Bëhet fjalë për abuzimin me fondet që Bashkimi Evropian kishte caktuar për fermerët shqiptarë.
KE pezulloi fondet për bujqësinë në Shqipëri, Ministria: Puna s’është ndërprerë, programi vazhdon
Ai ka reaguar duke thënë se nuk është e drejtë që fermerët shqiptarë të presin zhbllokimin e 112 milionë eurove, ndërkohë që mazhoranca nuk pranoi bashkëpunimin me opozitën që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt.
“Grupi Parlamentar i PD ka analizuar me shumë shqetësim gjetjet e OLAF mbi abuzimet e me fondet e BE për bujqësinë në Shqipëri. Në kuadër të këtij raporti grupi ynë parlamentarë ftoi mazhorancën të bëhemi bashkë për të ofruar masat e nevojshme që synojnë zhbllokimin e fondeve të BE për fermerët. Në një akt të pa precedentë kolegët e mazhorancës nuk janë dakord të analizojnë raportin që 120 ml euro të zhbllokohen në një kohë sa më të shpejtë. Për shkak të abuzimit të tyre fermerët kanë humbur të drejtën të financohen. Abuzojnë dhe nuk duan të rregullojnë masat. Kjo është e pashpjegueshme nuk kishin asnjë argument”, ka thënë ai.
“Fermerët e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë kanë të drejtë të thithin fondet ndërsa shqiptarët duhet të presin me vite që fondet të bëhen efektive”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel