Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike ngase theksuan se është produkt jetik veçanërisht në kohën e kushteve ekstreme atmosferike siç janë aktualisht.
Sipas njoftimit, KESCO, për ta mbuluar kërkesën e rritur për energji elektrike është duke u importuar rreth 1 milion euro energji elektrike.
“Fillimisht është rritur kërkesa tej mase si pasojë e temperaturave ekstreme të ngrohta që po mbizotërojnë në vendin tonë, duke bërë që kërkesa në kohë piku të kalojë mbi 800 megavatë, dukshëm mbi mesataren e kësaj periudhe. Kjo për shkak të përdorimit masiv të kondicionerëve anekënd Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje, potencohet se aktualisht Kosova nuk po prodhon më tepër se 500 MW rrymë kjo ngase “njësia B1 e KEK-ut është në remont të planifikuar vjetor”.
“Ndërsa, diferenca ndërmjet prodhimit dhe kërkesës po mbulohet nga importi. E edhe çmimet e importit janë rritur shumë ditëve të fundit. Në berzat e rajonit tonë çmimet po sillen mbi 200 euro për megavat. Kjo po e vështirëson shumë situatën pasi duhet blerë energji nga jashtë me kosto të shtuar”, shtuan nga KESCO.
Nga KESCO theksuan se ata mbesin të përkushtuar që t’i furnizojnë konsumatorët pa ndërprerje me energji elektrike.
Gjatë vitit të kaluar në Kosovë, kishte pasur rritje të çmimeve të faturave të energjisë elektrike për çka Qeveria kishte marrë vendim që t’i subvencionoj qytetarët pasi që çmimet ishin tejet të larta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel