Lëvizja “Shqipëria Bëhet” denoncon mungesën e ilaçeve anti-alergjike, kallëzim në SPAK për Koçiun
Adriatik Lapaj nga lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka denoncuar mungesën e ilaçeve anti-alergjike.
Sipas tij, së fundi dy pacientë kanë humbur jetën si pasojë e kësaj mungese.
Lapaj ka vijuar duke thënë se u “kryqëzuan” pesë mjekë në lidhje me atë që ndodhi tek Onkologjiku, por problemi i vërtetë është me sistemin.
Ndër të tjera, ai ka paralajmëruar ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, se do të ketë kallëzime në Prokurorinë e Posaçme SPAK në lidhje me këtë çështje.
“Nuk është problemi te pesë mjekë. por te një sistem që nuk siguron ilaçe. Mund të mos kemi autostradat, teatrot e pishinat sportive më të mira në botë, por nuk mund të mendohen tavanet në buxhet për ilaçe”, ka shtuar ai.
“Po ju paralajmëroj, edhe mjekët e shoqëria duhet të reagojnë. Çfarë do të thotë ministria nëse nesër një nga pacientët ndërron jetë? Thirrje ministres së Shëndetësisë, do të shihemi në SPAK për këtë çështje dhe të tjera. Thirrje Ramës, siguro ilaçe dhe hiq dorë nga avionët privatë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel