Braçe dhe Gjonaj propozojnë ndryshime për mbrojtjen nga duhani: Të ndalohet reklamimi në media, distributorët të mbajnë përgjegjësi
Dy deputetë socialistë – Etilda Gjonaj dhe Erion Braçe – kanë propozuar në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë një projektligj për mbrojtjen e shëndetit nga duhani.
Gjonaj ka thënë se ligji aktual për mbrojtjen nga duhani ka disa mangësi sa i përket reklamimit të produkteve të duhanit.
“Kemi filluar me atë që konsiderohet përkufizimet apo rregullimet ligjore që kanë pasur mangësi në ligjin aktual. Elementë që janë për shembull për reklamim, sponsorizimin, produktet bimore për tymosje, janë vendosur si përkufizime në bazën e direktivave të BE”, ka thënë ajo.
“Ne prezantojmë disa masa ndaj cigareve që konsiderohen produkte duhani për tym me duhan apo pa duhan, si edhe duhanin e përtypshëm. BE e ka ndaluar tërësisht, duke i lënë një rezervë ligjore dy tre shtetet që e kanë traditë përdorimin e snuseve shumë më herët, si Suedi apo vend tjetër nordik.
Gjonaj ka ravijëzuar ndër të tjera detyrimin për vendosjen e tabelave për ndalimin e shitjes së duhanit dhe cigareve elektronike për personat nën 18 vjeç.
“Ndalimi i shitjes së cigareve elektronike në vendet publike, arsimore, shëndetësore, sportive, që janë vende që frekuentohen nga fëmijë nën moshën 18 vjeç. Ndalimi i reklamimit dhe promovimit nëpërmjet medias së shkruar, tradicionale, radiofonike. Siç ndalohet çdo lloj forme reklamimi përfshirë promocionin indirekt”.
Kurse Braçe ka folur për rëndësinë te përfshirja e aktorëve të tjerë në parandalimin e duhanit, jo vetëm tek inspektorët.
Sipas tij, ka ardhur koha ta rishihet ligji dhe të jenë përgjegjës jo më ata që i shesin, por kompanitë që tregtojnë duhanin si në vende të tjera.
“Ka ardhur koha të rishihet ligji. Duhet përfshirë më shumë se një inspektor, që kanë lidhje me shëndetin publik, jo vetëm inspektorë. Duhen gjetur aktorë të tjerë që janë interesuar për shëndetin. Kompanitë e tregtimit të duhanit duhen mbajnë përgjegjësi si kompanitë e alkoolit. Përgjegjësinë nuk ka pse ta mbajë dyqanxhiu. Kompanitë duhet të mbajnë përgjegjësi”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel