Për 24 orë në dy raste të ndara janë sulmuar dy ekipe të Policisë së Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se në Gjakovë është arrestuar një person.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti gjatë legjitimimit ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë”, thuhet në raport.
I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Edhe në Prishtinë është arrestuar një person të hënën pasi dyshohet se ka rezistuar gjatë arrestimit dhe ka sulmuar zyrtarët policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të veprës ‘Ngacmim’ dhe gjatë arrestimit i njëjti ka rezistuar dhe sulmuar zyrtarët policorë”, kanë thënë nga PK-ja.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, një person është gjetur pa shenja jete në Obiliq, ku njoftohet se vdekja ishte natyrale.
“Një mashkull Serb shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve vdekja e viktimës ishte natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit potencohet se trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
Në Gjakovë, po ashtu raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një hapësirë e varrezave, të hënën.
“Raportohet se në rrethana të panjohura ishin përfshirë nga zjarri hapësira e varrezave, ku ishte djegur bari i thatë dhe ishte dëmtuar një varr”, njoftohet tutje.
Njësiti i zjarrfikësve është thënë se ka lokalizuar zjarrin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel