Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, (IKSHPK), pas vendimit të Ministrisë të Shëndetësisë që disa kategori të kenë orarin e punës të kufizuar shkaku temperaturave të larta në Kosovë, ka publikuar një listë të sëmundjeve kronike për të lehtësuar zbatimin e këtij vendimit.
“Me qëllim që institucionet dhe subjektet e ndryshme ta kenë më të lehtë zbatimin e vendimit për kategorinë e qytetarëve me sëmundje kronike, bashkëlidhur një listë e sëmundjeve kronike, të cilat mund të konsiderohen me rastin e zbatimit të vendimit”, thuhet në shkrimin e tyre në ‘Facebook’.
Tutje, ata kanë theksuar se vendimi i MSH-së ndalon punën në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 deri 17:00 në gjithë Kosovën.
“Më datë 12 korrik 2024, Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë vendimin që duke filluar nga data 13-20 korrik 2024, për shkak të temperaturave të larta, të lirohen nga puna gratë shtatzëna, ose të punojnë nga shtëpia, derisa qytetarët me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë”.
Ndryshe, MSH-ja ka sqaruar se ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel