Dy vdekje janë raportuar që kanë ndodhur për 24 orë në Kosovë – në njërin prej rasteve është thënë se ka ndërruar jetë një tre vjeçar pas lëndimeve të rënda trupore që kishte marrë.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku njoftohet se prindi e kishte sjellë fëmijën me lëndime të rënda trupore nga goditjet që i kishte marrë nga një derë e hekurt.
“Nga prindi është sjellë një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën”, potencohet tutje nga PK-ja.
Tre vjeçari, ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë.
Edhe një person është gjetur pa shenja jete në njërën bjeshkë të Deçanit, të dielën.
“Gjersa viktima mashkull kosovar kishte dalur në pyll për të mbledhur qaj mali, kur ka arritur në një pjesë të terrenit te rrëshqitshëm dyshohet se ka humbur kontrollin, ka rrëshqitur dhe ishte rrokullisur tatëpjetë shpatit rreth 150m dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit njoftohet se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Edhe për një person raportohet të ketë vdekur në Prishtinë të shtunën, ku tregohet se tri vajza kanë njoftuar për vdekjen e nënës së tyre, të cilat thonë se ndodhi si pasojë e moskujdesit.
“Tri ankueset femra kosovare kanë paraqitur rastin e vdekjes së nënës së tyre që dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e moskujdesit”, thuhet në raport.
Rastet janë duke u hetuar nga institucionet kompetente.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel