Komisioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ende nuk ka marrë një vendim për dhënien e lejes ndaj Fredi Belerit, për t’u betuar si eurodeputet.
Gjatë ditës së sotme, ashtu siç pritej, mësohet se është mbledhur komisioni i brendshëm i burgjeve për ta shqyrtuar kërkesës e Belerit, por nuk është rënë akoma dakord për vendimin përfundimtar.
Në një seancë të dytë ndërkaq është mbledhur Komisioni gjatë pasdites dhe ende pritet të kuptohet në Beleri, i zgjedhur si eurodeputet në Greqi nga radhët e partisë Demokracia e Re, e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, do të lejohet të betohet të hënën e 15 korrikut në Strasbourg, apo jo.
Ditën e djeshme, teksa qarkullonte lajmi për dhënien e lejes ndaj Belerit, Albanian Post kontaktoi Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, nga e cila nuk u konfirmua as kërkesa për leje nga ana e Belerit dhe as dhënia e lejes.
“S’kam informacion lidhur me këtë. Po të kishte leje, do të thosha se ka dalë me leje. Nëse ka bërë kërkesë, mblidhet një bord e shqyrtohet. Në këto momente që flasim, nuk ka ndonjë zhvillim. Nesër nuk e di çfarë mund të ndodhë”, tha burimi i drejtorisë për Albanian Post.
Ai siguroi se “deri më tani nuk ka asgjë zyrtare”. Çka la hapësirë për tu supozuar se sot mundet të jepet një vendim i dhënies së lejes ose jo.
Ishte media shtetërore greke ERT, e cila bëri me dije në fillim se Beleri do të fluturojë mëngjesin e së hënës drejt Athinës dhe më pas do të shkonte në Strasburg për t’u betuar si deputet i Parlamentit Evropian.
Pak ditë më parë, Athina i kërkoi zyrtarisht leje Tiranës që Beleri të shkojë në Strasburg për të marrë pjesë në seancën hapëse të parlamentit të ri evropian në 16 Korrik.
Beleri u zgjodh eurodeputet nga radhët e Demokracisë së Re në zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel