Pesë persona të lidhur me një nga bandat më të mëdha kriminale të Ekuadorit janë burgosur për vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio vitin e kaluar.
Villavicencio, një anëtar i asamblesë kombëtare të vendit dhe një ish-gazetar, u qëllua për vdekje teksa po largohej nga një tubim i fushatës në kryeqytetin, Quito, gushtin e kaluar.
Carlos Angulo, lideri i supozuar i bandës Los Lobos dhe Laura Castilla u dënuan me 34 vjet e tetë muaj burg.
Prokurorët pretenduan se Angulo – i njohur gjerësisht si i padukshmi – urdhëroi goditjen nga burgu i Kuitos në të cilin ai ishte i ndaluar.
Ai i mohoi akuzat, duke pretenduar se po bëhej një “kokë turku” për goditjen.
Castilla u la në krye të logjistikës për goditjen. Ajo dyshohet se u ka furnizuar burrave me armë, para dhe motoçikleta për të kryer goditjen.
Të tjerët – Erick Ramirez, Victor Flores dhe Alexandra Chimbo – u akuzuan se ndihmuan grupin të gjurmonte lëvizjet e Villavicencio.
Më shumë se 70 njerëz dhanë dëshmi gjatë gjyqit, duke përfshirë një dëshmitar kyç, i cili tha se bandës i ishin ofruar më shumë se 200 mijë dollarë për të vrarë Villavicencio.
Në javët para zgjedhjeve, politikani kishte marrë kërcënime me vdekje dhe i ishte dhënë një detaj sigurie.
Por ai vazhdoi të bënte fushatë dhe u qëllua nga një grup sulmuesish më 9 gusht jashtë një shkolle në veri të Kuitos.
Prokurorët thanë gjatë gjyqit se një nga personat e përfshirë në atentat u qëllua për vdekje në një konfrontim me policinë në vendngjarje.
Gjashtë burra të tjerë – të gjithë shtetas kolumbianë – u arrestuan më vonë në lidhje me vrasjen, por më pas u gjetën të vrarë në burgun El Litoral, ku mbaheshin në paraburgim.
Një hetim i veçantë se kush e kontraktoi Los Lobos për të kryer goditjen mbetet në vazhdim, kanë thënë prokurorët.
Ekuador ka qenë historikisht një vend relativisht i sigurt dhe i qëndrueshëm në Amerikën Latine, por krimi është rritur në vitet e fundit, i nxitur nga prania në rritje e karteleve kolumbiane dhe meksikane të drogës, të cilat kanë infiltruar bandat kriminale lokale.
Banda e Los Lobos e udhëhequr nga Angulo thuhet se ka lidhje të thella me kartelin e fuqishëm Jalisco New Generation në Meksikë.
Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Shpërthim masiv në uzinën e lëndëve kimike në Texas, urdhërohen evakuime
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel