Teksa pritet të nisë protesta opozitare, forcat e policisë janë tanimë në gatishmëri.
Siç është bërë me dije edhe më herët, mbi 1 mijë e 200 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.
Sakaq, forcat policore pritet që të vendosen njësoj si në protestat e mëparshme të opozitës.
Në rast incidentesh, do të jenë në dispozicion edhe autobotë me ujë.
Ndërkohë, në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.
Segmentet rrugore të bllokuara tashmë janë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel