Lajçaku takon Ashtonin e Peachin në Londër rreth “prioriteteve të qeverisë së re” britanike në Ballkanin Perëndimor
Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të enjten, ka njoftuar se në kuadër të takimeve në Londër të Britanisë së Madhe, ka zhvilluar diskutime rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht rreth “prioriteteve të qeverisë së re” britanike kundrejt rajonit.
“Kam pasur një vizitë shumë të dobishme në Londër në fillim të kësaj jave për të diskutuar rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe prioritetet e qeverisë së re kundrejt rajonit”, ka shkruar diplomati sllovak, ndërsa ka postuar një fotografi nën shoqërinë e ish-kryediplomates evropiane, Catherine Ashton, që para një dekade ndërmjetësoi negociatat Kosovë-Serbi.
Gjithashtu, ai ka takuar edhe përfaqësuesin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në kuadër të “përpjekjeve të përbashkëta” për t’i harmonizuar qëndrimet rreth rajonit. Në bazë të fotografive nga takimi, në tavolinë shihet edhe një hartë e rajonit.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për rrugën drejt normalizimin e marrëdhënieve në fillim të vitit të kaluar, fillimisht në Bruksel të Belgjikës, pastaj në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, përkundër insistimit të diplomatëve evropianë se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë ligjërisht obligative, palët ende nuk kanë filluar zbatimin e së njëjtës.
Had a very useful visit to London earlier this week to discuss the developments in the Western Balkans and the priorities of the new government vis-à-vis the region. Looking forward to 🇪🇺🇬🇧 cooperation and joint efforts in the region. pic.twitter.com/e43il23D8t
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 11, 2024
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel