Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në 29 vjetorin e gjenocidit në Bosnje dhe Hercegovinë ka thënë se askush më mirë se qytetarët e Kosovës nuk e njohin këtë dhimbje.
“Askush më mirë se ne, nuk e njeh këtë dhimbje. Kosova ndjenë me datat si 11 korriku, sepse ngjashëm ishte viktimë e spastrimit etnik serb. Ne, sot dhe përherë përkujtojmë të gjithë viktimat e regjimit shfarosës serb. Le të jetë kjo ditë përkujtimi; por dhe reflektimi që të mos ndalemi të punojmë për paqe për gjithë njerëzimin”, tha Abdixhiku, ka njoftuar zyra për media e LDK-së.
“Sot në 29 vjetorin e gjenocidit së Srebrenicës, kujtojmë dhe nderojmë të gjitha viktimat e këtij akti çnjerëzor. Vrasja e gjakftohtë e 8,372 civilëve boshnjak nga aparati shtetëror dhe represiv serb më 11 korrik të vitit 1995, është tragjedia më e madhe njerëzore që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, shtoi.
Ai ka theksuar se plagët dhe dhimbjet e familjeve, janë ende të thella dhe të rënda për faktin se edhe pas shumë viteve, nuk ka drejtësi për Srebrenicën dhe mohuesit e saj – mbi të gjitha janë plagë të paharrueshme.
“Gjersa, mohimi i vazhdueshëm i këtij gjenocidi nga shteti serb si dhe proklamimi i projektit politik e kulturor për Serbinë e Madhe tregojnë qartazi për mospendesën e Serbisë dhe qëllimet e pandryshueshme historike për destabilizimin e rajonit”.
Sipas kreut të LDK-së, mospendesa, mohimi e ikja nga përgjegjësia vazhdojnë të dëmtojnë jo vetëm relacionet mes popujve por dhe të ardhmen e përbashkët euroatlantike që Ballkani Perëndimor duhet të ketë.
“Sot, në këtë ditë përkujtimi është imperative që Serbia të përballet me të shkuarën e saj, të pendohet për këtë të shkuar dhe të angazhohet drejt paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajonin tonë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel