Policia e Kosovës njoftuar të enjten se ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve të ri policorë në Veri të vendit – i banuar me shumicë serbe.
Lajmi u bë i ditur nga Policia, përmes një komunikate për media, të cilët njoftuan se konkursi është i hapur për të gjithë minoritetet që jetojnë në Kosovë.
“Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptian, Kroat, Malazez, Maqedonas)”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, më 5 nëntor 2022, të gjithë serbët që kanë punuar nëpër institucionet publike, përfshirë ata në polici, kishin dhënë dorëheqje kolektive, si shenjë pakënaqësie ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës.
Që nga ajo kohë, një numër tejet i vogël i tyre është rikthyer në institucionet kosovare, derisa krerët e shtetit vazhdimisht u kanë bërë thirrje serbëve që të kthehen në institucione.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel