Stafi teknik i Kuvendit në protestë, Bajrami – Mujës: Bindi se i kanë pagat mjaftueshëm të larta
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, që të iu adresohet punonjësve të kuvendit dhe t’i bindë se “ata i kanë pagat mjaft të larta”.
Këto komente, Bajrami i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që të martën stafi teknik i kuvendit do të protestojë për shkak të pagave të ulëta, duke iu përgjigjur kështu pretendimit të Mujës, i cili më 6 korrik tha se paga mesatare në sektorin publik është rritur për rreth 30 për qind, nga 580 euro në 780 euro.
“Sot, punëtorët e kompanisë që ka përgjegjësinë për mirëmbajtën e ndërtesave të Kuvendit protestojnë për shkak të pagave të ulëta. Pres nga deputeti Armend Muja që të ju adresohet protestueseve dhe t’i bindë se ‘ata i kanë pagat mjaftueshëm të larta, se atyre u janë rritë pagat së paku 200 euro në tri vitet e fundit vetëm se ata nuk po e dinë’”, shkroi deputetja e LDK-së.
“Qeveria e propagandës”, theksoi ajo, “ka dështu me ndryshu pagën minimale, ka dobësu sindikatat dhe nuk është marrë me asnjë çështje sociale nëse kjo e fundit nuk ka rezultu direkt në votë e në përkrahje për LVV-në”.
“Organizatat buxhetore si puna e Kuvendit, kur japin kontrata për shërbime kompanive private, një nga kriteret duhet me qenë edhe paga që kanë me i pagu punëtorët. Të paktën kompanitë që financohen nga buxheti i shtetit nuk duhet me leju që paga minimale e atyre punëtorëve me qenë nën pagën minimale të stafit të organizatës”, shtoi.
Mos harroni, porositi ajo, “këta janë punëtorë që komplet paga mujore ju shkon në ushqim e fatura të rrymës, e çmimet janë dyfish me të larta në krahasim me vitin 2021”.
“Ka tri vite që në të gjitha matjet vendore e ndërkombëtare sfida me e madhe e qytetarëve të vendit është përballushmëria me çmime të larta. Qeveria me mospunë e mosveprime i ka varfëru qytetarët e vendit, andaj sa me parë që këta përtacë shkojnë në shtëpi është më mirë për vendin”, përfundoi.
Ndryshe, Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se stafi teknik i Kuvendit të Kosovës të martën do të protestojë për shkak të pagave të ulëta.
275 euro është paga e punonjësve të stafit teknik të kuvendit. Nga sindikata kishin njoftuar për negociatat e stafit teknik me udhëheqësinë e kuvendit, por të njëjtat, siç kishin njoftuar nga sindikata, nuk kishin dhënë rezultat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel