Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se ekzekutivi, ka përpiluar një raport 48 faqesh në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit, të cilin ia ka dërguar Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare qysh në vitin e kaluar.
Një deklaratë e tillë nga Kryeziu ka ardhur në ditën kur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, potencoi se autoritetet kosovare nuk kanë dërguar një raport të plotë e përfundimtar për hetimin e rastit të sulmit terrorist të 24 shtatorit.
Me këtë konstatim nuk është pajtuar Kryeziu, duke potencuar se Stano duhet ta ketë informatën e raportit 48 faqesh.
“Nëse ai në deklaratat e tij të vazhdueshme e ka fjalën për raportin që duhet të përgatitet nga prokuroria e vendit, atëherë kjo është një çështje për të cilën duhet të kërkojmë përgjigje nga vetë ky institucion”, ka thënë ai për Radio Televizionin e Kosovës, RTK.
Ndryshe raportin të cilit i referohet Kryeziu, BE-ja e ka konsideruar si raport politik, duke e cilësuar atë si jo-profesional, e i bazuar në informacione të publikuara nëpër media të ndryshme, sesa i përpiluar pas një analize konkrete të zhvillimeve dhe të ndërlidhjes së fakteve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë