“Hajnat në burg”, thotë Krasniqi pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Speciale për ambalazhuesit e ujit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka vlerësuar se korrupsioni i Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, është konfirmuar edhe një herë, pasi që Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka nisur hetimet për faljen e borxheve të kompanive që merren me ambalazhin e ujit, pas raportimeve të Albanian Post.
“Sot, prokuroria nisi hetimet pas publikimeve të Albanian Post lidhur me skandalin e faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit”.
“Korrupsioni masiv i qeverisë Kurti u konfirmua sot pasi prokuroria nisi hetimet për faljen ilegale të borxheve pë ambalazhuesit e ujit”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social ‘Facebook’.
Kërkesë e Krasniqit ka qenë që “hajnat e ambalazhuesve të ujit të hynë në burg”.
Përveç akterëve të përfshirë në këtë ngjarje, Krasniqi theksoi se duhet të ketë edhe shumë persona të tjerë që duhet të burgosen për shkak të kësaj qeverisje.
“Qeverisë së skandaleve dhe korrupsionit të udhëhequr nga Albin Kurti nuk i kryejnë punë as “12 katët e Dubravës” sepse kanë edhe më shumë njerëz që duhet të burgosen sa që “12 katët” kanë vend”.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka treguar për Albanian Post se ky rast tashmë është në trajtim nga Prokuroria Speciale.
“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se gjendet në trajtim në Prokurorinë Speciale”, ka shkruar ajo përmes e-mail-it.
Kozmaqi ka shtuar se “për shkak të ndjeshmërisë së rastit, në këtë fazë nuk mund të japim informacione tjera”.
Përveç Prokurorisë Speciale, për këtë rast është angazhuar edhe Kuvendi i Kosovës ku është propozuar të themelohet një komision parlamentar për ta hetuar këtë çështje dhe të enjten pritet të votohet përbërja e komisionit në Kuvend.
Në një procedurë të sofistikuar mashtrimi, Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, bashkë me Naser Hafizin zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona euro dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.
Vetëm në pjesën e dosjes që e ka zbërthyer Albanian Post, në rastin e vetëm 5 kompanive të ambalazhuesve të ujit (nga 27 sa janë në total) bëhet fjalë për zhvatjen dhe keqpërdorimin e 11 milionë e 152 mijë e 144 eurove të shtetit të Kosovës.
Gjithë këtë borxh, Aliu, përmes vartësit të tij Hafizit, të cilin po sa ishte bërë ministër e kishte kaluar kundërligjshëm nga pozita e Zyrtarit për Financa në atë të Zëvendësuesit të Udhëheqësit të Divizionit për Pagesa dhe Projekte e përfundimisht si Ushtrues Detyre i Drejtorit të Autoritetit Rajonal i Pellgjeve Lumore, ua ka shlyer këtyre kompanive me vetëm disa mijëra euro pagesa.
Albanian Post posedon dokumentet për të gjitha mashtrimet e Aliut dhe Hafizit.
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë