Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të mërkurën do të jetë në Kroaci për t’u takuar me ministrin e Mbrojtjes Ivan Anushiç, me të cilin do të diskutojë për situatën e sigurisë në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes së Kroacisë.
“Zëvendëskryeministri i Republikës së Kroacisë dhe ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq do të takohen me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Ejup Maqedonci të mërkurën, më 26 qershor 2024 në Ministrinë e Mbrojtjes”.
“Në takim do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, situatën e sigurisë si dhe sfidat globale të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Pas takimit është planifikuar që Maqedonci dhe Anushiç, të kenë konferencë për media.
Ndryshe, Forcat e Armatosura të Kroacisë (HKoV), marrin pjesë në operacionet e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që nga 16 qershori i vitit 2009.
Vendimi ishte marrë nga Kuvendi i Kroacisë në korrik të vitit 2008, derisa për vitin 2023 dhe 2024 qeveria kroate ka miratuar dërgimin e deri 160 pjesëtarëve të ushtrisë në misionin paqeruajtës në Kosovë.
Rreth 1 mijë ushtarë më shumë – nga vende të ndryshme anëtare të NATO-s – numërohen më shumë në kuadër të KFOR-it, pas tensioneve të shumta që mbizotëruan vitin e kaluar në Veri të vendit, pra rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë drejtim, NATO ka marrë vendim që të dërgojë trupa shtesë në kuadër të misionit të tij në Kosovë, për të parandaluar kështu ndonjë konflikt eventual që mund të cenonte sigurinë dhe paqen e rajonin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë