Në Cetinje të Malit të Zi ka ndodhur një shpërthim me bombë mëngjesin e kësaj të mërkure, derisa dy persona kanë vdekur.
Viktimat sipas mediave malazeze ishin pjesë e klanit mafioz në këtë shtet të quajtur “Skaljar”.
Policia malazeze ka njoftuar se rasti po hetohet, por deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë punonjësit e policisë për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe fakteve, si dhe ndriçimin e kësaj ngjarjeje. Janë duke ndërmarrë aksione intensive të zbulimit dhe publiku do të njoftohet me kohë”, njoftuan policia.
Ndërkaq gjatë vitit 2022 u vranë dhe dy njerëzit të fuqishëm të këtij klani Minja Shakoviç dhe Goran Vlaoviç .
Klani “Skaljar” ka rënë pre e goditjeve të mëdha viteve të fundit, ku në shtator të vitit të kaluar u eliminua në Stamboll dhe kreu i kësaj organizate mafioze Jovan Vukotiç.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel