Investimet shqiptare jashtë vendit kanë shënuar nivele të larta në tremujorin e parë të vitit 2024.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 52 milion euro, një milion euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është vlera më e lartë e investimeve shqiptare jashtë vendit për tremujorin e parë të vitit, që prej vitit 2008.
Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute të drejtpërdrejta në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit.
Këto injektime kapitali përbënin më shumë se 69% të fluksit të ri të investimeve shqiptare jashtë vendit. Pjesa tjetër konsiston kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive me aktivitet jashtë vendit.
Në vitet e fundit, investimet e huaja direkte në Shqipëri këtë vit po shënojnë vlera rekord, por, nga ana tjetër, një tendencë të ngjashme shfaqin edhe investimet shqiptare jashtë vendit.
Sidoqoftë, bilanci neto i investimeve të huaja direkte për 3-mujorin I 2024 ishte negativ, për një vlerë të përgjithshme prej 302 milionë eurosh, në rritje me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Bilanci negativ në llogarinë e investimeve të huaja nënkupton se investimet e huaja direkte hyrëse në Shqipëri ngelen shumë më të larta krahasuar me investimet shqiptare jashtë vendit.
Të dhënat statistikore për investimet e sipërmarrjeve shqiptare jashtë vendit nuk detajohen për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale.
Për këtë arsye, ende nuk ekziston një “hartë” e mirëfilltë e investimeve shqiptare jashtë, apo në cilat prej vendeve apo sektorëve po përqendrohet rritja në vitet e fundit.
Megjithatë, është fakt se disa prej grupeve më të rëndësishme shqiptare të biznesit prej vitesh janë të vendosura jashtë vendit. Në vitet e fundit, kjo prani duket se po zgjerohet, edhe si pjesë strategjisë së diversifikimit të biznesit.
Disa prej grupeve të rëndësishme të biznesit në vend kanë vendosur një prani në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Austri, Zvicër, Kroaci apo SHBA, me aktivitet kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në shërbimet financiare.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet se është shteti me përqendrimin më të madh të investimeve tona jashtë.
Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 371 milionë eurove.
Me këtë shifër, Shqipëria është deri tani investitori i gjashtë më i madh në Kosovë.
Ndërkohë, flukset e reja të investimeve shqiptare në Kosovë për 3-mujorin e parë të këtij viti kishin vlerën e 21.7 milionë eurove, në rritje me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor takohen të mërkurën në drekë pune
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Zbërthimi i ‘Ghost’ – Nga kapja e mafiozit italian deri te përdoimi i Shqipërisë për trafikun e drogës drejt Evropës Qendrore
Lajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë