Për Ali Ahmetin, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), dita e çlirimit të Kosovës na përkujton që të mos harrohet se liria është e shenjtë.
Këto komente, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe ish-Komandanti Suprem i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, i ka bërë përmes një postimi në Facebook, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
“25 vjetori i çlirimit na përkujton të mos harrojmë asnjëherë se liria është e shtrenjtë, se gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve as nuk lahet, as nuk thahet e as nuk shlyhet, por vetëm respektohet dhe zbatohet si amaneti më i shtrenjtë për një komb”, shkroi Ahmeti
Kush e harron të kaluarën, sipas liderit të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, “rrezikon që ajo t’i përsëritet!”.
“Pafundësisht krenar për luftën e dlirë çlirimtare dhe mirënjohës për aleancën tonë euro-amerikane që bashkë sollën lirinë dhe demokracinë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, përfundoi ai.
Ndryshe, çlirimi përfundimtar i Kosovës ka ndodhur më 12 qershor të 1999.
Kjo kishte ardhur pasi që kishte hyrë në fuqi Marrëveshja e Kumanovës, ku Serbia kishte nënshkruar kapitullimin.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje kishte nisur edhe tërheqja e forcave serbe nga Kosova.
Tërheqja e plotë e trupave serbe përfundoi më 20 qershor 1999.
Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua edhe kthimi në Kosovë i më shumë se 800 mijë refugjatëve që ishin larguar dhunshëm nga regjimi serb.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel