Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se zyra e tyre në Prishtinë është sulmuar pas transmetimit të emisionit “Ngjyrat e dashurisë”, vendosjes së flamurit të komunitetit LGBTIQ+ në ballkonin e QIKA-s, si dhe raportimeve të vazhdueshme mbi aktivitetet e Javës së Krenarisë.
Në rrjetin social, Facebook, nga kjo organizatë joqeveritare kanë dhënë detaje lidhur me këtë akt.
“Persona të panjohur kanë vandalizuar me sprej me ngjyrë të zezë logon pranë zyrës së QIKA-s. Kujtojmë se pak ditë më parë me gjuhë të urrejtjes janë vandalizuar edhe zebrat pranë Hotel Grand të cilat aktivistet/ët i kishin ngjyrosur me ngjyrat e ylberit për Javën e Krenarisë”, kanë thënë ata.
QIKA e ka konsideruar këtë veprim si sulm ndaj medias dhe aktivizimit për të drejtat e njeriut.
Pas vandalizimit të logos së kësaj organizate, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët këtë sulm e kanë konsideruar të papranueshëm.
“Për AGK-në, ky akt është i papranueshëm, i shëmtuar dhe sulm i drejtpërdrejt ndaj të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes, e medias”, thuhet në njoftimin e tyre.
AGK-ja ka bërë thirrje që për këtë rast të nisin hetimet.
“Vandalizimi i logos së QIKA-s, kontribuon në gjuhën e urrejtjes dhe sulmeve verbale ndaj personave të komunitetit LGBTIQ+, prandaj i bëjmë thirrje Policisë që të hetojë rastin me urgjencë. Për më tepër, që nuk është hera e parë që kjo organizatë është cak i sulmeve të ngjashme”, kanë shtuar ata.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel