Sot bëhen 25 vjet nga çlirimi i Kosovës – atëherë kur tankset britanike “Challenger” në rrugë tokësore dhe “Apache-t” amerikanë përmbi qiell, në kuadër të trupave paqeruajtëse të NATO-s, filluan marshimin në Kosovë.
Në këtë 25-vjetor, janë paraparë disa ceremoni, ndër të cilat edhe parakalimi i Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës në sheshin qendror të Prishtinës. Nga ora 09:15, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ndërsa Kuvendi i Kosovës, në orën 10:00, do të nisë seancë solemne për 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit.
Parakalimi i Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës do të nisë në orën 12:00 nga objekti i Qeverisë së Kosovës në sheshin “Ibrahim Rugova” deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, ndërsa pritet të ekspozohen automjete ushtarake, pajisje e sisteme të ndryshme të armatimit.
Në orën 14:00 në Ferizaj do të zbulohet shtatorja e kryeministrit të atëhershëm britanik, Tony Blair, i cili për shqiptarët e Kosovës është më shumë se një ish-kryeministër i Britanisë së Madhe – ai është një prej heronjve të luftës së Kosovës dhe bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.
Gjithashtu, tre krerët e shtetit – presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari – do të kenë pritje shtetërore për nder të 25-vjetorit të lirisë. Kjo ceremoni pritet të nisë në orën 17:00, ndërsa nga ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në qendër të kryeqytetit do të ketë koncert festiv.
Ndryshe, megjithëse festohet 25 vjetori i çlirimit, kjo ditë nuk është festë zyrtare në Kosovë. Ligji për festat zyrtare, 12 qershorin e njeh vetëm si ditë memoriale, madje nuk e njeh as si ditë të lirisë apo çlirimit – kur nisi largimi i çizmes së fundit të ushtarëve jugosllavë nga Kosova – por si ditë të paqes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel