Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se s’ka probleme me serbët lokalë që popullojnë pjesën veriore, por me Serbinë që s’u distancua asnjëherë nga trashëgimia e fashizmit të ish-udhëheqësit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në burg derisa gjykohej për krime lufte, por edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili vazhdon terrorin në Ukrainë.
Në kuadër të samitit “Ballkani Perëndimor 2024: Çlirimi i potencialit të rajonit” të martën, kreu i ekzekutivit kosovar theksoi se Kosova u ofroi të drejta serbëve lokalë, duke ua mundësuar integrimin e plotë në shoqërinë kosovare. Ai kujtoi se 10 nga 38 komuna në Kosovë janë me shumicë serbe.
“E duam integrimin e serbëve. Kemi 4 për qind të popullatës serbe këtu, por kemi edhe pakica të tjera që duam t’i respektojmë. Duam të bashkëpunojmë me komunitetetm të krijojmë republikë demokratike në bazë të qytetarëve. Nuk mendoj se duhet të jetë ndarje etnike”, potencoi kryeministri Kurti.
“Problemi që kemi, nuk ka të bëjë me serbët. Problemin e kemi me Beogradin, i cili nuk u distancua as nga Millosheviçi i së kaluarës e as nga Putini i së tashmes”, nënvizoi ai, duke iu referuar ish-presidentit famëkeq jugosllav dhe presidentit aktual rus, ndërsa shtoi se Kosova udhëheq në Ballkanin Perëndimor sa i përket zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.
Në pjesën veriore të Kosovës, komunat e banuara me serbë etnikë, janë përpjekur ndër vite të mbajnë një sistem paralel të përkrahur dhe financuar nga Serbia. Serbët në veri të territorit të Kosovës, nën udhëheqjen e qeverisë së Serbisë dhe strukturave paralele serbe në Kosovë, kundërshtojnë autoritetin e Qeverisë së Kosovës, madje në mënyrë të dhunshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel