Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, të cilin e ka quajtur mik të madh të Kosovës.
“Një mik i madh i Kosovës; një hero i historisë sonë. Një figurë qenësore e lirisë sonë. Për këtë ai ka siguruar përjetësinë mes nesh. Takimi me të, ishte sa i veçantë aq dhe rikujtues se sa me fat ishim në orët tona më të rënda”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
“Yjet politike, herë pas here, sjellin udhëheqës që në betejën e madhe të së mirës kundër së ligës, zgjedhin veprimin e drejtë. Atë njerëzor. Aspak të lehtë, por shpëtimtarë për një popull të tërë. Tony Blair ishte i tillë për ne”, shtoi.
Ndërkaq gjatë një fjalimi të tij në Kuvend të Kosovës, Blair ka deklaruar se ndërhyrja e aleatëve të NATO-s në vitin 1999 ka qenë e nevojshme dhe se ekzistenca e shtetit të pavarur të Kosovës është dëshmi e kësaj, prandaj nuk është penduar asnjëherë që e ka ndihmuar Kosovën në momentet më të vështira.
“Sot dhe përgjithmonë, kujtojmë ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi… Falënderoj të gjithë ata që punuan me mua, në veçanti presidentin Rugova, sekretarin [e përgjithshëm të NATO-s, Javier] Solana, kryeministrin italian [Massimo] D’Alema, gjeneralin [Ëesley] Clark, gjeneralin [Micheal] Jackson dhe sigurisht, lidershipin vital të presidentit [Bill] Clinton”, tha ai.
“Ne i dhamë fund një makthi atëherë, por mund të ndërtojmë një ëndërr tani. Kjo është ajo që i detyrohemi kujt kujtojmë sot. Kjo është ajo që ata do të dëshironin. Kjo do të ishte dhurata më e madhe për ata që e bënë detyrën e tyre atëherë – që ne të ndjekim shembullin e tyre dhe të bëjmë detyrën tonë tani. Për popullin, për të ardhmen dhe për këtë komb të mrekullueshëm”.
Ndryshe, ai gjatë ditës është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Ndërsa nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, Blairit i është dhuruar “Çelësi i Qytetit”, e po ashtu është shpallur “Qytetar nderi i Kryeqytetit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi