“Rama po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet”, zyra e Kurtit për mos takimin e dy kryeministrave
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ky i fundit nuk do të takohet me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë.
“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet”, thuhet në një përgjigje për A2 CNN nga zyra e Kurtit.
Po ashtu në përgjigje theksohet se Kurti i ka dërguar ftesë Ramës që të marrë pjesë në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor, por si përgjigje kanë marrë një refuzim.
“Kryeministri Rama, përkatësisht zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore”.
Edhe në korrik të 2023-së, kur Rama po qëndronte për vizitë zyrtare në Prishtinë, Kurti kishte refuzuar ta takojë atë.
Në atë periudhë, Kurti kishte refuzuar të takohet me Ramën për shkak se kryeministri i Shqipërisë kishte anuluar mbledhjen mes dy qeverive për shkak te tensioneve në Veri të Kosovës.
Ndryshe nga Kurti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin Rama këtë të hënë.
Kryeministri shqiptar ka qenë i pranishëm në konferencën “Rugova dhe Perëndimi” të mbajtur këtë të hënë në Prishtinë në nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit.
Po ashtu, Rama gjatë ditës do të takohet edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ku do t’i ndahet “Çelësi i qytetit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel