Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Flamur Noka, është përjashtuar dhjetë ditë nga seancat plenare në Kuvend.
Masa në fjalë është marrë pas kaosit të krijuar në Kuvend, seancën e kaluar.
Sakaq, për deputetët e tjerë për të cilët u kërkua e njëjta masë nuk është marrë asnjë masë nga Sekretariati i Etikës.
Në seancën e kaluar pati tensione për shkak se deputetët demokratë iu rikthyen skemës së kaosit.
Partia Socialiste i është drejtuar Sekretariatit të Etikës me një kërkesë ku kërkon masë disiplinore për 5 deputetë të Rithemelimit, në lidhje me kaosin e shkaktuar në Kuvend.
Ndëshkim kërkohet për Flamur Nokën, Gazment Bardhin, Edi Palokën, Ervin Salianjin dhe Luan Baçin.
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e sotme ora 13.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit, kërkoi mocion me debat për emisionin e RAI 3. Kjo gjë nuk u pranua nga kryetarja, Lindita Nikolla.
Gjithashtu Bardhi kishte edhe një kërkesë tjetër: rikthimin e deputetit Sali Berisha në Grupin Parlamentar.
Nikolla argumentoi se kjo gjë i takon partisë, por se kjo nuk u pëlqye nga deputeti demokrat, Flamur Noka, të cilit iu tërhoq vëmendja për fjalorin.
Pas paralajmërit, Noka u përjashtua nga seanca plenare.
Në seancën plenare pritej të miratohej ngritja e dy komisioneve të rëndësishme si “antikorrupsioni” dhe “dezinformimi”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel