Prej megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, janë vënë në pranga gjashtë shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 15 të tjerë, për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë janë sekuestruar dhjetëra doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa, si dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike dhe 1 mjet prerës (thikë).
Në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në megaoperacionin policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë kryer kontrolle në disa automjete dhe ndaj disa shtetasve, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. G., 28 vjeç, banues në Prishtinë, D. Xh., 20 vjeç, banues në Gjilan, E. H., 23 vjeç, banues në Gjilan, A. H., 23 vjeç, banues në Ferizaj, G. B., 23 vjeç, banues në Pejë dhe N. S., 20 vjeç, banues në Prishtinë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit: E. S., 24 vjeç dhe Xh. Z., 27 vjeç, banues në Zvicër; A. K., 24 vjeç, banues në Gjakovë, B. R., 26 vjeç, banues në Kaçanik, E. H., 28 vjeç dhe D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë; L. J., 27 vjeç, banues në Prishtinë, S. R., 31 vjeç, banues në Ekuador, C. C., 27 vjeç, banues në Barcelonë, G. T., 24 vjeç, banues në Ferizaj, L. K., 23 vjeç, A. M., 23 vjeç, A. Sh., 38 vjeç, A. B., 27 vjeç dhe E. C., 23 vjeç, banues në Prishtinë.
Megaoperacioni policor “Tempulli 3” vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel