“I ka bashkuar votat me Listën Serbe”, Haradinaj: Për 4 vjet qeverisje, Kurti i ka poshtëruar kategoritë e luftës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se në katër vjet pushtet të Albin Kurtit, kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria.
Këto komente, Haradinaj i ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se Vetëvendosje nuk ka hezituar që për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, “të bashkojë votat edhe me Listën Serbe”.
“Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij ‘ia kanë pirë duhanin tinëz’, atëherë le t’i rrit sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale”, potencoi Haradinaj.
Sipas ish-kryeministrit, për ta bërë këtë, Kurti mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka.
“Fatkeqësisht, kjo nuk pritet të ndodh, sepse është vet Kurti ai që qëndron pas marrëveshjeve me ‘vendasin’ dhe Listën Serbe”, përfundoi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel