Një veteran i marinës amerikane të Luftës së Dytë Botërore, i cili po udhëtonte drejt Francës për 80-vjetorin e “D-Day”, mësohet se ka ndërruar jetë.
Robert Persichitti nga Rochester, New York, u transportua me avion në një spital në Gjermani më 30 maj, pasi pësoi një urgjencë mjekësore në bordin e një anijeje që po shkonte për në Evropë.
Por ai ndërroi jetë të nesërmen, në moshën 102 vjeçare.
I kujtuar si një “njeri i madh, i përulur”, Persichitti ishte i përfshirë në operacionin aleat në Japoni.
Honor Flight – një organizatë veterane të cilës i përkiste Persichitti – ka konfirmuar vdekjen e tij në mediat sociale.
Thuhet se ai “i kishte shërbyer vendit të tij me guxim, pa hezitim”.
Organizata jofitimprurëse ndihmon në transportimin e ish-ushtarakëve amerikanë në memorialet e luftërave përkatëse ku ata luftuan.
102-vjeçari u zgjodh për të marrë pjesë në ngjarjen në Normandi nga Muzeu Kombëtar i Luftës së Dytë Botërore në New Orleans, i cili pagoi dhe organizoi udhëtimin.
“Jam shumë i emocionuar që do të shkoj”, ka thënë ai një ditë para se të nisej.
Ai shërbeu në Iwo Jiwa, një ishull japonez që SHBA e pushtoi nga ushtria perandorake e vendit në vitin 1945.
Miku 46-vjeçar i Persichitti-t, William Leone, ka thënë se ai “kishte një dëshirë të vërtetë për të jetuar” dhe do të vizitonte fëmijët në shkollat lokale për të folur me ta për përvojat e tij.
Veterani ka qenë edhe mësues. Në prill, studentët e një shkolle lokale ndihmuan në organizimin e një festimi ditëlindjeje për nder të tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Shpërthim masiv në uzinën e lëndëve kimike në Texas, urdhërohen evakuime
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel