Aleatët perëndimorë të Ukrainës do të ofrojnë ndihmë të shtuar ushtarake pasi vendi vuan nga sulmet nga Rusia.
Të paktën kështu kanë bërë me dije disa zyrtarë.
Më shumë se dy vjet pas pushtimit rus, Kievi po përballet me sulme të reja në territorin e tij, veçanërisht në rajonin rreth qytetit verilindor të Kharkiv-it.
Një fluks më i madh i municioneve artilerie ka forcuar mbrojtjen, por nevojitet më shumë, veçanërisht raketat tokë-ajër, ka thënë shefi gjerman i mbrojtjes, gjenerali Carsten Breuer.
“Ajo që ne shohim është se Ukraina ka nevojë për mbrojtje ajrore dhe natyrisht municion artilerie dhe sisteme armësh për të luftuar Rusinë dhe sulmin aktual”, ka thënë Breuer në një intervistë në periferi të konferencës.
“Ka qenë gjithmonë një nevojë prioritare për shumë arsye të ndryshme”, ka thënë Mick Ryan, një gjeneral-major në pension i ushtrisë australiane.
“Një, për të mbrojtur infrastrukturën kritike; dy, për të mbrojtur civilët, të cilët kanë qenë objektiva sulmesh gjatë gjithë luftës; tre, për të mbrojtur objektet kritike ushtarake; dhe katër, në mënyrë që Ukraina të mund të përdorë aftësitë e saj ajrore për të sulmuar sistemet ruse”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel