Një grup ekspertësh të OKB-së kanë bërë thirrje që të gjitha vendet të njohin shtetin palestinez për të siguruar paqen në Lindjen e Mesme.
Ekspertët, përfshirë raportuesin special të OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze, kanë thënë se njohja e një shteti palestinez është një njohje e rëndësishme e të drejtave të popullit palestinez dhe luftës së tij drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Ky është një parakusht për paqen e qëndrueshme në Palestinë dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, duke filluar me shpalljen e menjëhershme të një armëpushimi në Gaza dhe pa ndërhyrje të mëtejshme ushtarake në Rafah”, kanë thënë ata.
Sipas ekspertëve, zgjidhja me dy shtete mbetet e vetmja rrugë e rënë dakord ndërkombëtarisht drejt paqes dhe sigurisë për Palestinën dhe Izraelin dhe një rrugëdalje nga ciklet e dhunës dhe pakënaqësisë ndër breza.
Thirrja sakaq ka ardhur më pak se një javë pasi Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohën zyrtarisht shtetin palestinez, duke shkaktuar zemërim nga Izraeli, i cili e ka gjetur veten gjithnjë e më të izoluar për shkak të luftës në Gaza.
Tre qeveritë evropiane kanë bërë me dije se masa kishte për qëllim të mbështeste një zgjidhje me dy shtete dhe të nxiste paqen në Lindjen e Mesme.
Ata shpresojnë se vendimi i tyre do të nxisë shtetet e tjera të BE-së të ndjekin shembullin.
Parlamenti i Danimarkës më vonë hodhi poshtë një propozim për të njohur shtetin palestinez.
Izraeli ka dënuar vazhdimisht lëvizjet për të njohur një shtet palestinez, duke thënë se ato mbështesin Hamasin, grupin militant palestinez që ka sunduar Rripin e Gazës që nga viti 2007.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel