Ambasadori i Italisë në Serbi: Pranimi i Kosovës në KiE duhet të ndërlidhet me përparimin thelbësor në formimin e Asociacionit
Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, sipas ambasadorit të Italisë në Serbi, Loka Gori, duhet të lidhet me përparimin thelbësor në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Italia ishte një nga vendet që ishte në favor të shtyrjes së pranimit të Kosovës. Ne besojmë se pranimi duhet të lidhet me përparimin thelbësor në formimin e Asociacionit, është një nga kushtet që duhet të plotësohet që kandidatura e Kosovës të jetë e suksesshme”, tha Gori në një intervistë për mediumin serb Politia.rs.
Ndryshe, arsyeja pse Kosova nuk hyri në agjendën e seancës së radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, ishte kushtëzimi që Gjermania dhe Franca dhe Italia i bën Kosovës.
Këto tri shtete i kërkuan Kosovës hapa konkret në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim, por Kosova refuzoi të bëjë një gjë të tillë.
Autoritetet kosovare argumentuan se Berlini e Parisi kanë ngatërruar dy procese të pavarura, pra procesin e dialogut dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sipas tyre ky kusht i ri “nuk përkon aspak me vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel