Kryetari i Forcës së Re Demokratike – partia shqiptare në Mal të Zi – Genci Nimanbegu, është zgjedhur kryetar i ri i Komunës së Ulqinit – e banuar me shumicë shqiptare.
Në këtë pozitë, Nimabegu u zgjodh pasi që paraprakisht u shkarkua nga këshilltarët komunalë të kësaj komune – 20 prej tyre – Omer Bajraktari i Lëvizjes Qytetare URA.
Debati për shkarkimin e Bajraktarit filloi të mërkurën në orën 18:00, dhe pas disa orësh dikush dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e kuvendit komunal. Pas kësaj është ndalur edhe rryma, derisa këshilltarët janë larguar nga salla e kuvendit komunal, dhe në këto hapësira ka shkuar policia malazeze dhe ambulanca.
Pasi erdhi rryma, seanca vazhdoi pas orës 23:00.
Policia ka shkuar në Komunë dhe nuk ka lejuar të hyjë askush përveç këshilltarëve, e disave iu është dhënë ndihma emergjente mjekësore, transmeton media malazeze “Pobjeda”.
Procedura për shkarkimin e Bajraktarit ishte nisur nga shumica zyrtare e re parlamentare e përbërë nga Forca e Re Demokratike, Partia Demokratike (PD), Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Aleanca Demokratike në Mal të Zi (DSCG), Social Demokratët (SD), Partia Social Demokratike (SDP) dhe partia boshnjake (BS).
Iniciativën për shkarkimin e Bajraktarit e ka dorëzuar zyrtarisht këshilltari i Forcës së Re Demokratike, Ilir Çapuni.
Mazhoranca e re në komunën e Ulqinit tani ka 21 këshilltarë në kuvendin komunal, nga gjithsej 33.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Shpërthim masiv në uzinën e lëndëve kimike në Texas, urdhërohen evakuime
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel