Franca i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të miratojnë një rezolutë për të ndaluar menjëherë luftën në Gaza.
Ambasadori francez në OKB, Nicolas de Riviere, paralajmëroi kundër çdo përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit në Rafah.
Ai ka thënë se “ka ardhur koha” që Këshilli i Sigurimit “të ndërmarrë veprime dhe të miratojë një rezolutë të re”.
“Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirim të pakushtëzuar të pengjeve. Nuk ka asnjë zonë sigurie për civilët palestinezë në Rafah”, ka deklaruar ai.
Përfaqësuesi francez ka shtuar po ashtu se Këshilli i Sigurimit “duhet të respektojë mandatin e tij dhe të veprojë tani”.
“Ajo duhet të lejojë Kombet e Bashkuara të luajë plotësisht rolin e saj në Rripin e Gazës, në mënyrë që t’i përgjigjet nevojave urgjente të popullsisë”, ka theksuar ai.
Sipas tij, Franca mbetet e vendosur për të ndërtuar një shtet për palestinezët dhe për të garantuar sigurinë për Izraelin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel